Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot, u nënshkruaMemorandum Bashkëpunimi në mes MFSK-së dhe Kolegjit “Humanistica” në Ferizaj. Memorandumin e Mirëkuptimit e nënshkroi Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së, Dr. Shkëlzen Sylaj dhe Rektori i Kolegjit Humanistica, Prof. Dr. Ismail Hasani.

Qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, është përcaktimi i fushave të bashkëpunimit, që pajtohen t’i realizojnë palët konformmandatit dhe kompetencave ligjore.

I-Nenshkrimi_i_Memorandumit_te_Mirekuptimit_07.11.2013_mIMG_4034

Memorandumi i Mirëkuptimit parasheh këto fusha të bashkëpunimit; MFSK-ja do ta ndihmojë Kolegjin Humanistica sipas kërkesës së saj, në raste të fatkeqësive të ndryshme, si dhe do të angazhoj personelin e specializuar në fushën e deminimit, me qëllim të afrimit të ligjëratave për vetëdijesimin nga mjetet e pa shpërthyera, (mina) për studentët e Kolegjit.

Ndërsa, Kolegji Humanistica do ta mbështesë MFSK-në, FSK-në, në mbajtjen e trajnimeve dhe disa niveleve të studimeve për personelin, dhe përmes programeve arsimore do të vazhdojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të MFSK-së, si dhe përgatitjen e kuadrove, në këto lëmi: Shkenca Politike dhe Administratë Publike, Sociologji me Ndryshime Sociale dhe Puna Sociale. Memorandumi hynë në fuqi me rastin e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit të MFSK-së dhe Kolegjit Humanistica.