Humanistica ofron sherbim 24 orësh në lidhjen wireless me internet, në të gjithë hapësirën/ klasat mësimore/ zyra dhe bibliotekë. Kjo mundëson një komunikim më të shpejtë ndër-institucional, student – profesor, dhe komunikim më të gjerë me botën si dhe bën të mundur shfrytëzimin e burimeve elektronike për komunikim, informim,   zhvillim, dhe rritje të kapaciteteve.