Në BPrAL Humanistica studimet janë në sistemin me ndjekje me kohë të plotë, me kohë të pjesshme dhe në formën e Edukimit në Distancë.

  1. Pranohen për te ndjekur studimet ne BPrAL :

Qytetarët e Republikës së Kosovës.

Studentë të transferuar nga universitete ose shkolla të tjera të larta universitare të vendit apo të huaja;

Shtetas të huaj;

  1. Pranohen për t’u regjistruar kandidatët që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Vërtetojnë me dokument zyrtar shtetësinë;

Kanë dokument zyrtar të përfundimit të shkollës së mesme në Kosovë ose jashtë saj (barazuar sipas kritereve të vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Teknologjisë);

  1. Vërtetojnë, me dokument zyrtar, aftësinë për të ndjekur studimet e larta;
  2. Depozitojnë në sekretarinë mësimore të Departamentit përkatës, kërkesën për t’u pranuar në konkursin e degës që dëshirojnë;
  3. Paguajnë tarifën e shkollimit.

 

 

BPrAL pranon transferime studentësh nga universitete të tjera, në vite të ndërmjetme, në të njëjtën degë. Në këto raste krijohet një komision vlerësimi për masën e ekuivalentimit të programit të studimit pranë departamentit përkatës me urdhër të Përgjegjësi i departamentit.