Bartësi i Arsimit të Lartë Privat “HUMANISTICA”, Ferizaj, është një nismë që synon krijimin e një institucioni bashkëkohor të Arsimit të Lartë Universitar në  SHKENCAT SOCIALE APLIKATIVE dhe është themeluar si nevojë për ofrimin e një shërbimi cilësor e konkurues, dhe si nevojë për investime në Arsimin e Lartë në rajonin e Ferizajt. “HUMANISTICA” ofron një mundësi të pakrahasueshme dhe të pakonkurueshme në përgatitjen e kuadrit për nivelin BACHELOR, duke aplikuar kritere evropiane të punës dhe jetës akademike, programe studimore të qëndrueshme dhe konkuruese, duke i ofruar studentëve dhe stafit të tij kyçje të drejtpërdrejtë në vlerat më të larta akademike, punë kërkimore dhe punë praktike.

Programet studimore janë dizajnuar për t’iu përshtatur kërkesave të palëve të interesit, zhvillimet në Kosovë dhe tregun e punës, gjithmonë duke iu referuar dhe konsultuar përvojës dhe standarteve të institucioneve evropiane të arsimit të lartë dhe Kartës së Bolonjës.

 

HUMANISTICA – Edukim Universitar dhe Bërthamë Shkencore ku aplikohen vlera humane dhe korrektësi akademike.

 

 

Bashkëpunimi dhe partneriteti Publiko-Privat në fushën e shkencave sociale është një nga synimet e Humanistikës, me qëllim krijimin  e programeve të qëndrueshme dhe zhvillim adekuat të tyre.

 

Humanistica ka nënshkruar një sërë Letra Pëlqimi me institucione të cilat kanë shprehur interes dhe gatishmëri të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

 

Kolegji Universitar “Humanistica gjendet në një kampus bashkëkohor në Ferizaj dhe  ofron ambjente moderne mësimore, me një sërë auditorësh, ambjente studimi, biblotekë, internet falas dhe ambjente që ofrojnë një larmi shërbimesh të nevojshme.

 

“Humanistica” është një institucion i përgjegjshëm me rrjet të admirueshëm bashkëpunimi me universitet skandinave dhe gjermane, me mundësi të këmbimit të eksperincave.

 

Kolegji Universitar Humanistrica garanton shërbime korrekte për studentë dhe ofron shpërblime  për studentët e shkëlqyeshëm si dhe ofron lehtësira për kategoritë e vecanta të studentëve, për të përballuar shkollimin.

 

Kolegji Universitar Humanistica ofron gjithesej 3 programe studimi për vitin akademik 2013/2014:

 

 

1. Shkenca Politike dhe Administrate Publike

2. Sociologji me Ndryshime Sociale

3. Puna sociale

 

Stafi i përzgjedhur për të punuar në BPrAL Humanistica është i dëshmuar profesionalisht jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe Evropën Perëndimore, me tituj dhe grada shkencore në programet studimore që ofron ky institucion.

 

Të diplomuarit në Kolegjin HUMANISTICA do të kenë përparësinë të kycen menjëherë në punësim në mënyrë profesionale dhe me shkathtësi të mjaftueshme për tregun e punës në rajonin e Ferizajt e më gjerë, do të dëshmojnë produktivitet, vlera dhe aftësi të admirueshme akademike dhe shkencore. Profili i plan programeve i mundëson profesionistëve të rinj të punësohen në institucione Publike, Private, Qeveritare dhe Jo-qeveritare.